Ndërlidhjet

Në Shkup nis protesta me moton Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci


Një nga protestat në Shkup, prill 2016
Një nga protestat në Shkup, prill 2016

Në Shkup ka filluar protesta me moton Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci, e oganizuar nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare.

Potestuesit, nga parku i Çairit të Shkupit do të shkojnë deri para qeverisë së Maqedonisë, që sipas organizatorëve, ka për qëllim të tregojë se jo të gjithë shqiptarët janë të nënshtruar dhe të përulur para partisë së ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe partisë VMRO-DPMNE.

Përdryshe, Maqedonia është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të protestave të shumta, që po vazhdojnë pothuajse që një muaj.

Protestat e sektorit civil në Maqedoni kanë nisur më 12 prill, ditën kur presidenti Gjorge Ivanov mori vendimin për faljen e mbi 50 politikanëve që po hetoheshin nga prokuroria speciale për krime nga më të ndryshmet, si mashtrime zgjedhore, presione ndaj gjykatave, hakmarrje ndaj kundërshtarëve politik, kriminalitet ekonomik, e vepra tjera penale.

XS
SM
MD
LG