Ndërlidhjet

Ulet numri i migrantëve të rinj në Gjermani


Gjermani - Marrja e shenjave të gishtërinjëve të një azilkërkuesi, janar 2016

Gjermani - Marrja e shenjave të gishtërinjëve të një azilkërkuesi, janar 2016

Gjermania vazhdon të tërheqë një numër të lartë të aplikacioneve të azilkërkuesve. Përderisa numri i migrantëve që kanë arritur po procesohet, autoritetet thonë se numri i arritjeve të reja ka rënë dukshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka thënë se rreth 61 mijë aplikacione të azilkërkuesve janë pranuar në muajin prill, një rritje prej 125 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, por vetëm 1.6 për qind me e lartë se ajo e muajit mars.

Rreth 1.1 milionë migrantë arritën në Gjermani vitin e kaluar dhe ndonjëherë kalojnë muaj të tërë përpara se ata të aplikojnë zyrtarisht për azil.

Numri i atyre që u është dhënë azili në muajin prill ka mbetur rreth 50 për qind, me rreth 10 për qind të tjerë që u lejohet qëndrimi për arsye të tjera.

Ndërkohë, në prill pati rreth 16 mijë ardhje të reja, një ulje krahasuar me 21 mijë ardhje në muajin mars, 61 mijë në shkurt dhe 92 mijë në janar.

Shumica e të ardhurve të rinj vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

XS
SM
MD
LG