Ndërlidhjet

Ministrat evropianë pajtohen për lehtësim të masave ndaj Greqisë


Kryeministri grek, Alexis Tspiras gjatë një fjalimi në Parlament, 8 Maj 2016
Kryeministri grek, Alexis Tspiras gjatë një fjalimi në Parlament, 8 Maj 2016

Ministrat evropianë të Financave për herë të parë aprovuan dje masat për lehtësira për Greqinë, nga borxhi i saj masiv prej 333 miliardë dollarësh.

Deri më tani, vendet evropiane kanë diskutuar për reduktimin e borxheve. Dhe, përderisa kanë refuzuar haptazi anulimin e borxhit gjatë një takimi në Bruksel, ata janë pajtuar për mënyra të tjera të lehtësirave, sikurse pagesat më të gjata dhe periudha të pritjes.

Fondi Monetar Ndërkombëtar për një kohë të gjatë insiston se borxhi i Greqisë, në 180 për qind të prodhimit ekonomik, është i paqendrueshëm dhe duhet të pakësohet. Ishte rrezik tërheqja nga programi i shpëtimit për Greqinë, pa lehtësira të borxhit.

Ministrat thanë se do t’i paraqesin propozimet e tyre më 24 maj.

Këto ndryshime u mirëpritën nga kryeministri grek, Alexis Tspiras.

XS
SM
MD
LG