Ndërlidhjet

logo-print

Busti i Stalinit zhytet në ngjyrë rozë


Monumenti i Stalinit në fshatin Ateni, Gjeorgji

Monumenti i Stalinit në fshatin Ateni, Gjeorgji

Një bust i diktatorit sovjetik, Joseph Stalin, është zhytur në ngjyrë rozë, në Gjeorgji. Busti u ngrit dhe montua nga përkrahësit e Stalinit në distriktin Gori, dje, më 9 maj, kur edhe u shënua Dita e Fitores nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ditë u shënua në Rusi, por edhe në shumë vende të tjera, ish-Republika të Bashkimit Sovjetik.

Aktivistët lokalë, Lola Lomidze dhe Beso Loria thanë se ata e kanë zhytur në ngjyrë rozë bustin, gjatë natës.

Mbështetësit e Stalinit e vendosën bustin në një fshat në Ateni, pa marrë leje nga autoritetet lokale. Kjo nuk është përpjekja e parë e aktivistëve stalinistë në atë rajon për ta ngritur e montuar bustin e Stalinit.

Distrikti i Gorit njihet si vendlindja e Stalinit. Një skulpturë e madhe e Stalinit u ngrit në Gori në vitin 1950, por ajo u largua nga autoritetet e Gjeorgjisë në qershor të vitit 2010.

XS
SM
MD
LG