Ndërlidhjet

BE vazhdon me planin për ofrim të lëvizjes së lirë për Turqinë


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian thotë se po lëvizë drejt planeve për lejimin e qytetarëve turq që të udhëtojnë në Evropë pa viza, pavarësisht refuzimit të deklaruar të presidentit Recep Tayyip Erdogan për të ndryshuar ligjet kundër terrorizmit të Turqisë, raporton AP.

Bashkimi Evropian thotë se Turqia duhet ta ngushtojë definicionin e saj për ‘terrorizmin’ dhe ‘aktet terroriste’, për të siguruar udhëtimin pa viza.

Po ashtu, BE është e shqetësuar me mënyrën se si shënjestrohen gazetarët dhe kundërshtarët politikë të pushtetit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Alexander Winterstein, tha sot se “ne e kemi fjalën e premtuar të qeverisë së Turqisë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me qeverinë turke.”

Komisioni nuk ka pranuar ende një deklaratë zyrtare nga Ankaraja se kanë përfunduar bisedimet për vizat.

Heqja e vizave, bashkë me 6 milardë euro dhe përshpejtim të bisedimeve për anëtarësim në BE, është një nxitje për Turqinë që t’i ndal migrantët që ikin drejt Evropës.

XS
SM
MD
LG