Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Nga sulmi me makinë-bombë, së paku 12 vetë të plagosur


Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Turqisë në vendin e sulmit të sotëm në Dijarbakir të Turqisë

Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Turqisë në vendin e sulmit të sotëm në Dijarbakir të Turqisë

Nga Turqia raportohet se nga një sulm me makinë-bombë, që për cak e kishte një makinë të policisë, janë plagosur së paku 12 vetë.

Zyrtarët thanë se sulmi i sotëm ndodhi në qytetin Dijarbakir, që është i banuar me popullatë shumicë kurde.

Ndër të plagosur ka edhe civilë.

Sot më herët gjatë ditës, dy oficerë të policisë janë vrarë gjatë përpjekes për çmontimin e një bombe të vendosur në rrugë, në provincën lindore Van, ka raportuar agjencia e lajmeve, Anatolia, që udhëhiqet nga shteti.

Dhuna në pjesën juglindore të Turqisë ka shënuar përshkallëzim, prej korrikut të vitit 2015, kur u shkatërrua proces i ndjeshëm paqësor ndërmjet qeverisë dhe kryengritësve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që në Turqi është e jashtligjshme.

Prej atëherë, janë vrarë qindra njerëz, përfshirë edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG