Ndërlidhjet

Itali: Arrestohen dy afganë të dyshuar për planifikim të sulmeve


Pamje nga Roma
Pamje nga Roma

Policia i ka arrestuar dy afganë në pjesën jugore të Italisë, në kuadër të hetimeve lidhur me një grup militant, i dyshuar se ka planifikuar sulme në Itali, Francë dhe Britani.

Prokurori italian, Roberto Rossi, tha se nuk ka dëshmi për ndonjë sulm të menjëhershëm, “por është e qartë se ata po bënin përgatitje”.

Emrat e të dyshuarve janë Hakim Nasiri, 23 vjeçar, dhe Gulistan Ahmadzai (29).

Nasiri është i akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar, ndërsa Ahmadzai për ndihmë në imigrimin ilegal.

Atyre u ishte dhënë lejeqëndrim humanitar në Itali.

Policia tha se ka dhënë urdhërarrest edhe për tre persona të tjerë të dyshuar, dy afganë dhe një pakistanez.

XS
SM
MD
LG