Ndërlidhjet

logo-print

Cameron: Afganistani dhe Nigeria me korrupsion fantastik


David Cameron

David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, i ka përshkruar Afganistanin dhe Nigerinë si vende me “korrupsion fantastik”.

Nuk është e qartë nëse zoti Cameron e ka ditur se po filmohej dhe incizohej kur i ka bërë këto komente sot në një pritje në Londër.

“Ne i kemi disa liderë të vendeve me korrupsion fantastik, që vijnë në Britani – Nigeria dhe Afganistani – me gjasë dy vendet më të korruptuara në botë”, tha Cameron, duke folur para një samiti antikorrupsion, që do të mbahet më 12 maj në Londër.

Në këtë samit do të marrin pjesë liderët botërorë, ata të biznesit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për arritjen e “pajtueshmërisë për pakon e hapave praktikë” për luftimin e korrupsionit.

“Meqë ky është një samit antikorrupsion, çdo gjë duhet të jetë e hapur”, tha Cameron.

Në listën e fundit të organizatës Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit, Afganistani është i 166-ti, që do të thotë i parafundit, ndërsa Nigeria radhitet e 136-ta.

XS
SM
MD
LG