Ndërlidhjet

Forcat amerikano-afgane e shpëtuan djalin e ish-zyrtarit pakistanez


Ali Haider Gilani në një fotografi të vitit 2013 para se të rrëmbehej nga talibanët
Ali Haider Gilani në një fotografi të vitit 2013 para se të rrëmbehej nga talibanët

Djali i rrëmbyer i ish-kryeministrit të Pakistanit, Yousaf Raza Gilani, është liruar në Afganistan gjatë jë operacioni të forcave speciale amerikano-afgane.

Ministria e jashtme e Pakistanit ka njoftuar sot se djali, Ali Haider Gilani, do të dërgohet në Pakistan pas kontrollit mjekësor.

Thuhet se Gilani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan tha se ai u lirua në provincën Paktika, e jo në Ghazni, siç ishte raportuar më parë.

Presidenca e Afganistanit tha se cak i aksionit të forcave speciale ishte një celulë e al-Kaidës.

Gilani ishte rrëmbyer nga talibanët e dyshuar më 9 maj të vitit 2013, në qytetin e tij, Multan, derisa po bënte fushatë zgjedhore.

Babai i tij ishte kryeministër prej marsit të vitit 2008, e deri në prill të vitit 2012, kur ishte shkarkuar nga Gjykata Supreme.

XS
SM
MD
LG