Ndërlidhjet

Varet lideri i partisë më të madhe islamike në Bangladesh


Motiur Rahman Nizami
Motiur Rahman Nizami

Një lider islamik është varur në Bangladesh, për shkak të krimeve të kryera gjatë luftës për pavarësi nga Pakistani në vitin 1971.

Motiur Rahman Nizami, 73 vjeç, është ekzekutuar të mërkurën në mëngjes, sipas kohës lokale, ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë i Bangladeshit, Anisul Haq.

Nizami ka qenë i dënuar për gjenocid, përdhunim dhe torturë.

Ai ka udhëhequr partinë më të madhe islamike në Bangladesh, Jamaat-e-Islami.

Qindra njerëz janë mbledhur pranë burgut të tij në Daka për të festuar ekzekutimin e tij.

Nizami është personi i pestë që ekzekutohet për krime lufte qysh në dhjetor të vitit 2013.

Bangladeshi thotë se ndjekja penale është e nevojshme për të shëruar plagët e konfliktit, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se gjykimet nuk iu përmbahen standardeve globale dhe se nuk kanë mbikëqyrje ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG