Ndërlidhjet

Veseli: Kuvendi nuk do ta vë në rrezik liberalizimin e vizave


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar mbajtjen e dy seancave plenare në datat 18 dhe 25 maj.

Por, në asnjërën prej këtyre seancave nuk do të jetë në rend dite ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, pasi që projektligji nuk është proceduar ende nga Qeveria.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mbetet çështja kryesore për fillimin e zbatimit të liberalizmit të vizave për Kosovën.

“Ende nuk e kemi në agjendë një çështje të tillë. Në momentin që do ta kemi, do të bashkëbisedojmë edhe me kolegët tanë të opozitës, në mënyrë që ta procedojmë bashkërisht në Kuvend. Por, ajo çfarë do të ndodhë, në asnjë mënyrë nuk do të vihet në rrezik lëvizja e lirë, liberalizimi i vizave. Vendimmarrja do të jetë adekuate me interesat e vendit”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Dy seancat e radhës kanë në rend dite shumë pika për miratim, ndër të cilat edhe projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe për luftimin e financimit të terrorizmit.

Shqyrtimi i këtij projektligji do të bëhet me procedurë të përshpejtuar, duke u shmangur Rregulloren e Kuvendit.

XS
SM
MD
LG