Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova, model se si të ndërtohet një shoqëri multikulturore


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur sot anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e komuniteteve në përgjithësi në Kosovë, për të arriturat e deritashme dhe për punën që duhet bërë në të ardhmen.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca, Thaçi ka thënë se “Kosova sot nuk merr shembuj nga rajoni, por është bërë shembull për rajonin”.

Sipas Thaçit, Kosova është shembull se si duhet të promovohet dialogu dhe si duhet të ndërtohet një shtet që “është shtëpi e të gjitha komuniteteve, me një shoqëri multikulturore, ku të gjithë, pa dallim përkatësie etnike, do të mund ta ruajnë dhe ta kultivojnë identitetin dhe kulturën e tyre”.

“Para një dekade e gjysmë ishim vend që kishte filluar rindërtimin nga diskriminimi dhe nga lufta ndëretnike. Nuk është ende as një dekadë që jemi bërë shtet i pavarur. Por, në këto pak vite kemi arritur të ecim më shpejt se çdo vend tjetër në rajon drejt ndërtimit të shtetit tonë të përbashkët”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

XS
SM
MD
LG