Ndërlidhjet

Mbi 60 të vrarë nga një sulm i IS-it në Bagdad


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Së paku 64 veta janë vrarë dhe 87 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i makinës bombë në një treg të populluar në veri të Bagdadit, ka bërë të ditur policia irakiane.

Shpërthimi ka ndodhur në qarkun shiit Sadr Siti.

I ashtuquajturi Shtet Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shumica e viktimave përfshijnë gra dhe fëmijë, kanë thënë zyrtarët.

Sulmi ka dëmtuar po ashtu ndërtesa dhe automjete pranë.

Ekstremistët sunitë të Shtetit Islamik, që vazhdojnë të kontrollojnë zona në veri dhe perëndim të Irakut, sulmojnë shpesh zonat e dominuara me shiitë.

XS
SM
MD
LG