Ndërlidhjet

Kthehet në shtëpi djali i rrëmbyer i Gilanit


Ali Haider Gilani, Kabul, 11 Maj 2011

Ali Haider Gilani, Kabul, 11 Maj 2011

Djali i ish-kryeministrit të Pakistanit, i cili u shpëtua në Afganistan një ditë më parë, u është dorëzuar zyrtarëve të Pakistanit në Kabul, para kthimit të tij në shtëpi.

Ali Haider Gilani, djali i ish-kryeministrit Yusuf Raza Gilani, është shpëtuar në Afganistan një ditë më parë në një operacion të forcave speciale amerikane dhe atyre afgane.

“Me të vërtetë i vlerësoj përpjekjet e qeverisë dhe forcave afgane për dikë që vjen nga një vend tjetër”, u ka thënë ai gazetarëve në një deklaratë të shkurtër në Kabul, përpara nisjes në Pakistan.

“Kjo tregon për përpjekjet e qeverisë afgane për paqe në rajon”, ka thënë ai.

Gilani është dërguar në shtëpi me një aeroplan të dërguar nga Pakistani, i shoqëruar nga vëllai i tij, ka njoftuar ministria e jashtme e Pakistanit.

Gilani ishte kidnapuar nga militantë të dyshuar talibanë më 9 maj të vitit 2013 në Pakistan, dy ditë para zgjedhjeve nacionale, në të cilat ai po bënte fushatë.

Babai i tij ishte kryeministër nga marsi i vitit 2008, derisa u shkarkua dhe akuzua nga Gjykata e Lartë, në prill 2012.

XS
SM
MD
LG