Ndërlidhjet

Letonia bëhet pjesë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik


Ilustrim
Ilustrim

Letonia është ftuar që t’i bashkohet Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (OCED), me bazë në Paris, pas ndërmarrjes së reformave të rëndësishme.

Si një parakusht për t’iu bashkuar bllokut, OCED ka kërkuar nga shteti i vogël baltik që ta luftojë korrupsionin në sektorin e saj bankar, i cili u shërben kryesisht klinetëve nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Letonia, si shtet anëtar i BE-së, në muajin mars mbylli një shërbim bankar kryesisht për klientët që nuk janë banorë të ish-Bashkimit Sovjetik, për shkak të përfshirjes së tyre në shpëlarje parash.

Gjysma e 26bankave të regjistruara komerciale u shërbejnë të huajve, kryesisht rusëve dhe ish-Republikave Sovjetike.

Sekretari i përgjithshëm i OECD, Angel Hurria, tha se shteti baltik ‘duhet të jetë në gjendje të ndajë ekspertizën e tij të rëndësishme me vendet anëtare të tanishme dhe të ardhshme”.

XS
SM
MD
LG