Ndërlidhjet

Nisin ushtrimet e përbashkëta ushtarake Gjerorgji-SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Ushtrime të përbashkëta ushtarake që përfshijnë Gjeorgjinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sot.

Ushtrimet trajnuese, që po thirren ‘Partneri Fisnik 2016’, kanë filluar sot në Gjeorgji dhe do të zgjasin deri më 26 maj.

Rusia ka kritikuar këto ushtrime ushtarake, duke i përshkruar ato si një hap provokativ që mund ta stabilizojë rajonin e Kaukazit.

Rusia dhe Gjeorgjia luftuan shkurt në vitin 2008 dhe Rusia mbështet rajonet e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, në kufirin ruso-gjeorgjian.

Tbilisi tha se 1,300 trupa po marrin pjesë në ushtrime, përfshirë 650 trupa nga Komanda Evropiane e SHBA-ve, pastaj 650 trupa gjeorgjiane dhe 150 ushtarë britanikë.

Ministria e Mbrojtjes e Gjeorgjisë tha se qëllimi kryesor i këtyre ushtrimeve është rritja e aftësive të ushtrisë gjeorgjiane për të punuar si pjesë e forcës reaguese të NATO-s.

XS
SM
MD
LG