Ndërlidhjet

logo-print

Gazetares holandeze i lejohet largimi nga Turqia


Gazetarja holandeze, Ebru Umar

Gazetarja holandeze, Ebru Umar

Një gazetare holandeze, e cila për një kohë të shkurtër u mbajt në paraburgim në Turqi, dhe pastaj iu ndalua ta lëshonte vendin gjatë hetimit lidhur me postimet e saj në Twitter, të cilat konsideroheshin se kanë ofenduar presidentin turk, është lejuar që të kthehet në Holandë.

Ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, tha përmes një deklarate të lëshuar vonë më 10 maj se kolumnistja e një gazete, Ebru Umar, e ka lëshuar Turqinë.

Ai tha se kthimi i Umar, e cila ka nënshtetësi të dyfishtë turko-holandeze, është një “lajm fantastik”.

Umar tha se ajo ishte tërhequr nga shtrati dhe arrestuar në shtëpinë e saj të pushimeve në Kusadasi, një qytet në perëndim të Turqisë, muajin e kaluar.

Ajo ishte marrë në pyetje për 16 orë, derisa ishte liruar, por nuk ishte lejuar që ta lëshonte Turqinë. Deri tani, ajo duhej të lajmërohej në polici dy herë në javë.

Grupet për të drejta të njeriut, e gjithashtu edhe ato mediatike, e kritikojnë vazhdimisht Turqinë për lirinë e shtypit, me afërsisht 2,000 raste ligjore të hapura kundër individëve që akuzohen se e kanë fyer presidentin, Recep Tayyip Erdogan, që nga koha kur ai e mori detyrën në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG