Ndërlidhjet

Djali i Gilanit falenderon forcat afgane dhe amerikane që e shpëtuan nga rrëmbyesit


Kabul - Djali i ish-kryeministrit të Pakistanit, Ali Haidar Gilani
Kabul - Djali i ish-kryeministrit të Pakistanit, Ali Haidar Gilani

Djali i ish-kryeministrit të Pakistanit e ka lënë Afganistanin, pasi ishte mbajtur për tri vite nga militantët e Al-Qaedas.

Ali Haider Gilani, djali i ish-kryeminsitrit Yusuf Raza Gilani, është liruar gjatë një operacioni të përbashkët të forcave afgane dhe atyre amerikane, në afërsi të kufirit me Pakistanin, më 10 maj.

Para largimit nga Kabuli, ai ka falenderuar shpëtimtarët e tij.

"Unë me të vërtetë i vlerësoj përpjekjet e qeverisë dhe forcave afgane...për dikë që vjen nga një vend tjetër...kjo tregon përpjekjet e Afganistanit për paqe në rajonin tonë. Unë gjithashtu dua t’i falenderoj forcat amerikane, të cilat në momente kritike të lirimit tim, më kanë ofruar strehë, ushqim dhe kujdes mjekësor”, ka thënë Gilani.

Njoftohet se katër militantë janë vrarë gjatë aksionit për lirimin e Gilanit, i cili nuk është i lënduar.

Ai ishte rrëmbyer në Pakistan disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2013.

Babai i tij ishte kryeministër nga viti 2008 deri në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG