Ndërlidhjet

Margvelashvili: Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s


Flamuri amerikan në prapavijë të pjesëmarrësve të ushtrimeve ushtarake në Gjeorgji që kanë filluar sot
Flamuri amerikan në prapavijë të pjesëmarrësve të ushtrimeve ushtarake në Gjeorgji që kanë filluar sot

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margevelashvili, tha sot në ceremoninë e hapjes së ushtrimeve ushtarake “Partneri Fisnik 2016, se ato “paraqesin vazhdimësi të politikës së drejtë që e kemi zhvilluar ndaj NATO-s”.

Mëtutje, ai theksoi se “Gjeorgjia përfundimisht do të bëhet anëtare e NATO-s”.

Në këto ushtrime të përbashkëta ushtarake po marrin pjesë Gjeorgjia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Rusia i ka përshkruar këto ushtrime, që filluan sot dhe përfundojnë më 26 maj, si “lëvizje provokuese” e NATO-s që synon destabilizimin e rajonit të Kaukazit.

Rusia dhe Gjerogjia e kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 2008, ndërsa Moska vazhdon t’i mbështes rajonet separatiste gjeorgjiane, Osetia Jugore dhe Abhazia, që gjenden në kufi me Rusinë.

Në ushtrimet ushtarake në Gjeorgji, marrin pjesë 500 ushtarë gjeorgjianë, 650 amerikanë dhe 150 ushtarë britanikë.

Më 5 maj, tanket amrikane dhe transportuesit e blinduar kanë arritur në portin Poti të Gjeorgjisë në Detin e Zi për të marrë pjesë në ushtrime.

Kjo është vendosja e parë e pajisjeve të rënda ushtarake amerikane në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG