Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Numri i të vrarëve arriti në 85 vetë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë-bombë në Irak

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë-bombë në Irak

Nga sulmet me tri makina – bomba në Bagdad të Irakut sot janë vrarë së paku 85 vetë.

Kjo ishte njëra nga valët më vdekjeprurëse të sulmeve në Bagdad, kohëve të fundit.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në një treg të hapur në lagjen me popullatë shumicë shiite, Sadr City, gjatë orëve të mëngjesit, me ç’rast u vranë 63 vetë dhe u plagosën më tepër se 80 të tjerë.

Pasdite, nga dy sulme të tilla në Kadhimja dhe në rajonin Jamia, u vranë së paku 22 vetë.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, i cili ka njoftuar se këto ishin sulme vetëvrasëse.

Ekstremistët sunitë të Shtetit Islamik, që ende i kanë nën kontroll territore të mëdha në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut, në të kaluarën shpeshherë i kanë sulmuar pjesëtarët e popullatës shuimicë shiite, të cilët ata i konsiderojnë heretikë.

XS
SM
MD
LG