Ndërlidhjet

Austri: Gjykata i konfirmoi dënimet me burg për rastin e kurdisjeve


Një gjykatë rajonale në Austri i ka hedhur poshtë ankesat e ish-futbollistit, Sanel Kuljic, dhe 7 të tjerëve, që i kishin bërë kundër vendimit për dënime në skandalin më të madh të kurdisjes së rezultateve në Austri.

Gjykata ka vendosur sot se nuk ka arsye lehtësuese për zvogëlimin e kohëzgjatjes së dënimeve me burg.

Në tetor të vitit 2014, zoti Kuljic dhe ish-bashkëlojtari i tij në Kapfenberg, Dominique Taboga, u dënuan përkatësisht me pesë dhe tri vjet burg, për pjesëmarrje në mashtrime, që përfshinte manipulime në 18 ndeshje në ligën e parë dhe të dytë në Austri, në periudhën 2004-2013.

Supozohet se lojtarët i morën nga 7 mijë e deri në 20 mijë euro për një takim, për të ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, duke u mundësuar mbështetësve të tyre nga Austria, Shqipëria, Serbia dhe Çeçenia, të fitojnë në bastore, raporton AP.

Kuljic ka luajtur 20 herë për Austrinë, deri në vitin 2007 dhe u tërhoq pesë vite më vonë.

XS
SM
MD
LG