Ndërlidhjet

Edhe tri vrasje “nderi” në Pakistan


Arrestimi i disa personave pas vrasjes së vajzës adoleshnte në Paksitan, 5 maj 2016
Arrestimi i disa personave pas vrasjes së vajzës adoleshnte në Paksitan, 5 maj 2016

Një burrë në Pakistan thuhet se ka vrarë gruan e tij, vjehrrën dhe një kushërirë femër, pas dyshimeve se ato kishin pasur lidhje me një burrë tjetër, njofton policia.

Vrasjet janë bërë me ndihmën e dy pjesëmarrësve të tjerë në zonën Balochni, në provincën lindore të Punjabit, thotë policia.

“Tri gra janë vrarë për çështje të nderit, pasi i akuzuari dyshonte se ato kishin lidhje tjera”, ka thënë shefi i stacionit policor lokal, Mushtaq Ahmad.

Të gjithë të dyshuarit janë në arrati, ndërsa policia thotë se kanë nisur një operacion për kapjen e tyre.

Të ashtuquajturat vrasje nderi nga të afërmit meshkuj në Pakistan janë shumë të përhapura, dhe në shumicën e rasteve shënjestrohen femrat për të cilat dyshohet se kanë lidhje jashtë martesore, apo ato që martohen pa miratimin e familjeve të tyre.

Javën e kaluar, policia arrestoi më shumë se dhjetë burra në provincën Khyber-Pakhtunkhva, pasi pleqtë e fshatit autorizuan vrasjen e një vajze adoleshente, e cila thuhet se i kishte ndihmuar një shoqes së saj për të ikur me një djalë e për t’u martuar me të.

XS
SM
MD
LG