Ndërlidhjet

OBSH: Përkeqësim i cilësisë së ajrit në botë


Qytet në Indi

Qytet në Indi

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka radhitur qytetin iranian të Zabolit si më të ndoturin në botë.

OBSH tha se ajri më i ndotur në botë është në qytetin Zabol, i cili ndodhet në provincën Sistan-Baluchistan, në afërsi me kufirin afgan. Ky qytet, sipas organizatës, vuan gjatë muajve të verës nga stuhi të mëdha pluhuri.

Katër qytetet e tjera me ajrin më të ndotur në botë janë të gjitha nga India: Gwalior, Allahabad, Patna, dhe Raipur.

OBSH thotë se nivelet e ajrit të ndotur në botë janë përkeqësuar për 8 për qind ndërmjet viteve 2008 dhe 2013, edhe pse shumica e qyteteve të vendeve në zhvillim e kanë përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit gjatë kësaj periudhe të njejtë.

Organizata tha se më shumë se 7 milionë vdekje të parakohshme ndodhin çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, prej të cilave 3 milionë ndodhin për shkak të kualitetit të ajrit të jashtëm (pra jashtë ndërtesave, në natyrë).

XS
SM
MD
LG