Ndërlidhjet

logo-print

Putin kërkon angazhim në shuarjen e zjarreve në Siberi


Aksion nga shuarja e zjarreve në jug të Siberisë, 12 prill 2015

Aksion nga shuarja e zjarreve në jug të Siberisë, 12 prill 2015

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar zjarrfikësit që të bëjnë më shumë për të shuar zjarret e pakontrolluara, që kanë përfshirë lindjen e Siberisë.

“Unë po kërkoj nga ju që të punoni shumë për ta menaxhuar situatën në Siberi dhe në Lindje të Largët...ta keni parasysh se sezona e rreziqeve nga zjarret në vend ende nuk ka filluar”, ka thënë Putin, gjatë një adresimi televiziv nga Sochi, i shoqëruar nga ministri i Situatave Emergjente të Rusisë, Vladimir Puchkov.

Putin tha se prioritet “duhet dhënë ofrimit të ndihmës për njerëzit të cilët kanë mbetur pa shtëpi.”

Ndërsa, shefi i Qendrës Kombëtare për Koordinim të operacioneve të Zjarrëfikjes, Viktor Yatsutsenko, i ka thënë Putinit se askush nuk është vrarë nga zjarret, dhe pavarësisht faktit që katër fshatra janë dëmtuar dhe shkatërruar, më shumë se 70 të tjera janë mbrojtur.

Ai tha se mijëra zjarrfikës dhe dhjetëra automjete janë duke punuar në kontrollimin e më shumë se 116 zjarreve përgjatë Siberisë dhe Lindjes së Largët.

XS
SM
MD
LG