Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti Thaçi zotohet për promovim të dialogut në vend dhe rajon


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin “Fol Hapur’, organizuar nga lëvizja "Fol", ka deklaruar se gjatë mandatit të tij presidencial do të angazhohet për promovimin e dialogut në Kosovë.

Thaçi ka thënë se Kosova ka raporte të mira me vendet në rajon, dhe se raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë më korrekte krahasuar me raportet e mëhershme.
Ai ka kërkuar nga Serbia që të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog mes palëve Bruksel.

"Vazhdoj të besoj se fqinjësia e mirë Kosovë-Serbi nënkupton paqe edhe për vendet e tjera të rajonit, apo më mirë të themi, normalizimi i raporteve dhe pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, apo mes Prishtinës dhe Beogradit, nënkupton një normalizim me të gjithë shqiptarët në rajon...gjithashtu për të gjitha etnitetet që jetojnë në rajonin tonë", ka thënë Thaçi.

Thaçi, pos tjerash, është zotuar se do të promovojë dialogun mes liderëve politikë në pushtet dhe atyre opozitarë.

"Dialogu nuk ka alternativë dhe është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve", është shprehur Thaçi.

XS
SM
MD
LG