Ndërlidhjet

logo-print

Bllokohet faqja e Evropës së Lirë në Krimenë e aneksuar


Faqja e ndaluar

Faqja e ndaluar

Autoritetet pro-ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë kanë bllokuar qasjen në faqen e internetit të Evropës së Lirë, Krym.Realii.

Përdoruesit e kësaj faqeje në Ukrainë dhe në Krimenë e aneksuar janë ankuar sot se nuk mund të qasen në faqe.

Në faqe, është shfaqur një lajmërim që thotë: “Refuzohet qasja; faqja është shtuar në listën e faqeve të ndaluara të internetit.”

“Ky është një akt agresiv që përdorë një pretekst mizor të ekstremizmit, për ta censuruar Radion Evropa e Lirë dhe për ta parandaluar audiencën në Rusi dhe Krime që ta mësojë të vërtetën lidhur me aneksimin”, ka thënë Nenad Pejiq, kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, përmes një deklarate të lëshuar sot.

Ai ka dënuar këtë veprim dhe e ka cilësuar si sulm ndaj veprimtarisë së Radios Evropa e Lirë dhe të drejtës fundamentale të publikut për të pasur qasje në informacion të lirë.

Prokurorja e Krimesë, Natalia Poklonskaya, tha sot se rregullatori i internetit në Rusi, Roskomnadzor, ka lëshuar masa për ta bllokuar dhe mbyllur faqen.

XS
SM
MD
LG