Ndërlidhjet

Sërish sulme në Irak


Një sulm i mëhershëm në Bagdad, prill 2016
Një sulm i mëhershëm në Bagdad, prill 2016

Zyrtarët irakianë kanë njoftuar për dy sulme vetëvrasëse të njëpasnjëshme në një stacion policor në Bagdad, ku mbetën të vrarë të paktën dy policë.

Sulmi i sotëm vjen një ditë pas dhunës së fundit në kryeqytetin irakian, më të tmerrshmin për këtë vit, ku mbetën të vrarë 93 njerëz dhe mbi 165 të tjerë të plagosur. Kjo ndodhi pas një serie bombardimesh, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik.

Militantët e IS-it gjithashtu kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme në perëndim të Abu Ghraib.

Një zyrtar policor tha se sulmuesi i parë e hodhi vetën në erë në hyrje të stacionit policor, ndërsa i dyti shpërtheu eksplozivët brenda ndërtesës.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 12 policë.

XS
SM
MD
LG