Ndërlidhjet

Panamaja do të ndajë informacione për taksat në Samitin e Londrës


Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka folur sot gjatë samitit ndërkombëtar kundër korrupsionit, që po mbahet në Londër.

Ai ka paralajmëruar se Panamaja do të ndajë informacione për taksat, si pjesë e programit për këmbim automatik të taksave, në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Cameron ka thënë se kjo është vetëm një nga shumë gjërat që do të paraqiten gjatë samitit të sotëm.

“Ne e kemi bërë njoftimin sot se pronat që mbahen në Londër nga kompanitë e huaja tani do të jenë sërish në regjistrin publik, në mënyrë që njerëzit të shohin se nuk po fshihen paratë në kryeqytetin tonë apo në ndonjë vend tjetër”, ka thënë Cameron.

Kryeministri britanik ka thënë se të gjitha këto prezantime po bëhen me qëllim të thyerjes së tabuve se në samite të tilla asnjëherë nuk arrihet asgjë.

XS
SM
MD
LG