Ndërlidhjet

logo-print

Republikanët tentojnë ta unifikojnë partinë


Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Republikani Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka folur për takimin mes ligjëvënësve republikanë me kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump.

"Ka shumë vend për debate të ndryshme politike në këtë parti. Ne vijmë nga kahje të ndryshme të partisë. Qëllimi është që t’i bashkojmë kahjet e ndryshme të partisë rreth parimeve të përbashkëta, në mënyrë që të ecim përpara të bashkuar”, ka thënë Ryan.

Gjatë ditës së sotme pritet të ndodhë takimi i shumëpritur i kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, me udhëheqësinë e Partisë Republikane. Shumë prej republikanëve në SHBA e kanë kritikuar retorikën e ashpër të Trumpit dhe kanë thënë se nuk do ta përkrahin kandidaturën e tij.

Në anën tjetër, kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton, ka folur para përkrahësve të saj në Camden County të Nju Xhërsit.

Ajo ka thënë se nuk do të kundërpërgjigjet ndaj fyerjeve dhe sulmeve që vijnë nga rivali i saj, Donald Trump, gjatë kësaj fushate.

"Donald Trump mund të më thotë mua personalisht çfarëdo që do, dhe unë do të luftojë e përgjigjem për çdo amerikan që ai sulmon dhe ofendon. Ne jemi më të mirë se ai dhe do të sillemi ashtu”, ka thënë Clinton.

Para përkrahësve të saj, Clinton ka thënë se do të bëjë përpjekje që ta bashkojë vendin, pasi, sipas saj, fjalori i urrejtjes dhe nxitja e dhunës në mesin e amerikanëve janë gjëra të gabuara.

XS
SM
MD
LG