Ndërlidhjet

Ukraina gjen pikturat e vjedhura në muzeun italian


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, duke i shikuar pikturat e gjetura
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, duke i shikuar pikturat e gjetura

Ukraina thotë se ka rimarrë 17 piktura, në vlerë prej më shumë se 16 milionë dollarëve, të cilat ishin vjedhur nga një muze italian vitin e kaluar.

Rojet kufitare të Ukrainës kanë gjetur veprat artistike të fshehura në qese plastike në një ishull të vogël në lumin Dniester, ndërmjet Ukrainës dhe Moldavisë, rreth 1 kilometër larg kufirit.

Pikturat, që përfshijnë veprat e by Peter Paul Rubens, Pisanello, Caroto, Tintoretto dhe Mantegna, ishin vjedhur nga burra të armatosur nga Muzeu Castelvecchio në qytetin verior italian të Veronës, në muajin nëntor.

Policia italiane dhe raportet e mediave sugjerojnë se veprat e artit ishin vjedhur “me porosinë” e një blerësi, me bazë në Çeçeni.

Shtetas italianë dhe moldavë janë burgosur si të dyshuar të rastit.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko thotë se ky “operacion i shkëlqyeshëm” ka dëshmuar për luftën e Ukrainës kundër trafikimit të artit.

Autoritetet e Ukrainës kanë ftuar ekspertët italianë që të shkojnë e ta verifikojnë vërtetësinë e pikturave.

XS
SM
MD
LG