Ndërlidhjet

Shpallet fajtor për krime lufte kroati Tomisllav Merçep


Ilustrim
Ilustrim

Ndihmësi i ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë, Tomisllav Merçep, është shpallur fajtor dhe është dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për krime lufte kundër civilëve serbë, nga tetori deri në nëntor të vitit 1991.

Krimet dyshohet se janë kryer në Zagreb dhe Luginën Pakrac.

Merçep, i cili ka qenë komandant de facto i policisë rezervë, akuzohet se njerëzit nën komandën e tij faktike, kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme 52 persona, 43 prej të cilëve janë vrarë, tre figurojnë të zhdukur, ndërsa të tjerët kanë përjetuar torturë.

Gjykata nuk ka mundur të vërtetojë se ekziston vendim i shkruar për emërimin e tij si komandant i njësisë, megjithatë termi “Merçepovci” ka qenë i njohur në publikun kroat qysh në vjeshtë të vitit 1991 dhe disa dëshmitarë në gjyq kanë thënë se Merçep ka qenë “autoritet i padiskutueshëm” i kësaj njësie.

Merçep, gjatë gjykimit, nuk ka pasur mbrojtje, duke thënë se “nuk ka nga çfarë të mbrohet”.

XS
SM
MD
LG