Ndërlidhjet

SHBA aktivizon mbrojtjen raketore në Rumani; reagon Rusia


Stacioni i mbrojtjes raketore në Rumani.

Stacioni i mbrojtjes raketore në Rumani.

Shtetet e Bashkuara kanë aktivizuar stacionin e mbrojtjes raketore në Rumani.

Uashingtoni ka thënë se sistemi synon të mbrojë NATO-n nga raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme, sidomos nga Lindja e Mesme.

Rusia druan se mburoja mund të përdoret kundër Moskës dhe se do të prishë balancën strategjike rajonale.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se sistemi i mbrojtjes raketore “është vërtet kërcënim për sigurinë e Rusisë”.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, duke folur në Bukuresht, në një konferencë për media me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sistemi nuk është i drejtuar kundër asnjë shteti.

Ngjashëm është shprehur edhe Stoltenberg.

“Sistemi ynë nuk është i drejtuar kundër Rusisë. Është thjesht mbrojtës dhe nuk do të minojë kapacitetin e Rusisë”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara do të nisin ndërtimin e një mburoje tjetër raketore në Poloni, që do të përfundojë në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG