Ndërlidhjet

logo-print

Cameron: Korrupsioni shkakton ekstremizmin


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se goditja e korrupsionit është e nevojshme për të trajtuar ekstremizimin.

Cameron i ka bërë këto komente në një samit kundër korrupsionit në Londër.

“Kjo është e rëndësishme sepse unë besoj se korrupsioni është kancer në zemrën e shumë problemeve në botë, që duhet t’i trajtojmë”, ka thënë Cameron.

Qeveria e tij ka kërkuar nga firmat e huaja që kanë prona në Britani, të deklarojnë pasuritë e tyre publikisht, në përpjekje për të parandaluar pastrimin e parave.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pjesëmarrës në samitin e Lindrës, ka thënë se korrupsioni kërcënon vendet, sepse ai ushqen krimin dhe terrorizmin.

XS
SM
MD
LG