Ndërlidhjet

logo-print

Irani nuk do të dërgojë pelegrinë në Haxh


Nga rrëmuja vdekjeprurëse në Haxhin e vitit të kaluar...

Nga rrëmuja vdekjeprurëse në Haxhin e vitit të kaluar...

Irani nuk do të dërgojë pelegrinë në Arabinë Saudite për pelegrinazhin vjetor të Haxhit.

Sipas Iranit, “paaftësia” e Arabisë Saudite ka shkaktuar rrëmujën vdekjeprurëse në Haxhin e vitit të kaluar, ku janë vrarë së paku 2,426 persona.

Autoritetet iraniane kanë thënë se 464 të vrarë kanë qenë pelegrinë iranianë.

Ministri i Kulturës i Iranit, Ali Jannati, ka thënë se bisedimet midis Teheranit dhe Riadit, për muaj të tërë, kanë synuar të zgjidhin çështjet e sigurisë, por nuk kanë sjellë ndonjë përparim.

“Sabotimi vjen nga sauditët”, ka thënë Jannati.

Tensionet midis dy vendeve kanë qenë të larta muajve të fundit, sidomos në janar, kur protestuesit iranianë kanë djegur ambasadën saudite në Teheran, pasi autoritetet saudite kanë ekzekutuar një klerik të shquar shiit.

Si rezultat, Riadi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin.

XS
SM
MD
LG