Ndërlidhjet

FIFA vendos sot për anëtarësimin e Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Federata Botërore e Futbollit – FIFA vendos sot për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

FIFA zhvillon ditën e dytë të kongresit në Meksiko Siti dhe Kosova është pika e 15-të në rend të ditës.

Kosova, javën e kaluar, është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit, duke u kualifikuar kështu edhe për FIFA.

Për t’u bërë anëtare e organizatës botërore të futbollit, Kosovës i duhen së paku 105 vota nga 209 sa është totali i tyre.

Nëse pranohet, kombëtarja e Kosovës do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit më 2018.

Lexoni edhe këtë:

“Goli i artë” i Kosovës në FIFA…?!

XS
SM
MD
LG