Ndërlidhjet

Thaçi e Tërnava bisedojnë për bashkëjetesën ndërfetare


Prishtinë, 13 maj 2016.
Prishtinë, 13 maj 2016.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin ka diskutuar për dialogun e brendshëm, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në Kosovë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca, Thaçi ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në krijimin e bashkëjetesës ndërfetare në vend.

“Kosova është shembull në rajon për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare. Duhet ta promovojmë këtë vlerë dhe pasuri të Kosovës”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Myftiu Tërnava, në anën tjetër, ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës ka bashkëjetuar me fatin e popullit dhe gjithnjë ka dhënë kontributin e vet në të gjitha proceset politike e historike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG