Ndërlidhjet

Paris Saint-Germain “humb” futbollistin karizmatik


Zllatan Ibrahimoviq

Zllatan Ibrahimoviq

Ligës franceze do t’i mungojë njëri nga futbollistët më karizamtikë në sezonin e ardhshëm.

Zllatan Ibrahimoviq ka njoftuar sot se do të largohet nga klubi Paris Saint-Germain (PSG).

Ibrahimoviq, shtetas suedez, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, ka shkruar në Twitter se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit me PSG-në kundër Nantes.

“Jam shumë krenar. Kam ardhur si mbret, po largohem si legjendë, por do të kthehem”, ka thënë Ibrahimoviq.

PSG ka thënë se Ibrahimoviq largohet si “sulmues i shkëlqyer dhe si njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit”.

Ibrahimoviq i është bashkuar PSG-së në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG