Ndërlidhjet

Miratohet Karta për qasje në shënimet e Qeverisë së Kosovës


Ministri për Integrimin Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku.

Ministri për Integrimin Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka miratuar Kartën për hapjen e të dhënave, e cila u mundëson individëve, mediave, shoqërisë civile dhe bizneseve qasje në shënimet e qeverisë.

Sipas Çollakut, Kosova, në këtë aspekt, po zë trendet e fundit evropiane dhe botërore.

“Përveç faktit që ky hap është shumë i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, nga hapja e të dhënave përfitojnë institucionet publike dhe private dhe përfundimisht çdo qytetar. Qasja në shënimet e qeverisë mund të fuqizojë individët, mediat, shoqërinë civile dhe bizneset, në mënyrë që të ketë rezultate më të mira në shërbimet publike dhe qeverisjen e mirë. Karta të cilën e kemi miratuar është në pajtim të plotë me parimet dhe praktikat më të mira të të dhënave të hapura”, ka shkruar Çollaku në llogarinë e tij në Facebook.

XS
SM
MD
LG