Ndërlidhjet

Udhëheqësi i ri i Brazilit i drejtohet kombit


Presidenti i përkohshëm i Brazilit, Michel Temer.
Presidenti i përkohshëm i Brazilit, Michel Temer.

Presidenti i përkohshëm i Brazilit, Michel Temer, i është adresuar kombit pasi Senati ka vendosur të pezullojë presidenten Dilma Rousseff nga detyra.

“Besoni në vlerat e popullit tonë dhe në aftësinë tonë për të rindërtuar ekonominë”, ka thënë Temer, lider i partisë Lëvizja Demokratike Braziliane.

Ai ka emëruar një kabinet, miqësor për bizneset, i cili përfshin ish-shefin e bankës qendrore, Henrique Meirelles, tani në postin e ministrit të Financave.

Më 11 maj, senatorët kanë votuar për pezullimin e Rousseffit për shkak të shkeljeve buxhetore.

Rousseff tani do të përballet me gjyq për manipulim të paligjshëm të financave, me qëllim të fshehjes së deficitit publik, përpara rizgjedhjes së saj në vitin 2014.

Ajo ka thënë se pezullimi i saj është “farsë” dhe “sabotim”.

Temer ka qenë nënpresident i Rousseffit, përpara se ka tërhequr mbështetjen e partisë së tij në muajin mars.

Rousseff ka akuzuar Temerin për përfshirje në “grushtshtet”.

Gjyqi i saj mund të zgjasë deri në 180 ditë.

Pezullimi i Rouseffit i jep fund sundimit 13-vjeçar të Partisë së Punëtorëve.

XS
SM
MD
LG