Ndërlidhjet

Sulm tjetër vdekjeprurës në afërsi të Bagdadit


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi

Një grup i personave të armatosur ka sulmuar një kafene në veri të Bagdadit, duke vrarë së paku 13 persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Sulmi ka ndodhur në Balad, qytet me shumicë shiite.

Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), përmes një deklarate të postuar online, ka thënë se qëndron prapa sulmit.

Sulmi në Balad vjen vetëm pak ditë pas një tjetër shpërthimi të fuqishëm në një treg të Bagdadit, i cili ka lënë të vrarë 93 persona.

Edhe për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG