Ndërlidhjet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të FIFA-s


Ilustrim

Ilustrim

Federata Botërore e Futbollit, FIFA, po i zhvillon punimet e Kongresit të saj të 66-të në Meksiko Siti.

Në rend të ditës është e përfshirë edhe pika për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në kuadër të këtij mekanizmi.

Punimet e sotme kanë nisur në orën 9 të mëngjesit, sipas orës lokale, apo në orën 16:00, sipas kohës sonë.

Aktualisht është duke u diskutuar pika e 9-të, ku Rusia po i prezanton punimet dhe angazhimet e saj të deritashme lidhur me organizimin e Kampionatit të ardhshëm botëror të Futbollit, që do të mbahet në vitin 2018 në Rusi.

Gjatë këtyre punimeve, FIFA ka emëruar senegalezen Fatma Samoura, diplomate e Kombeve të Bashkuara, si sekretaren e parë të përgjithshme femër në historinë e këtij mekanizmi, i cili kryesisht dominohet nga meshkujt.

Pranimi i Kosovës në FIFA është në pikën e 15-të të rendit të ditës.

XS
SM
MD
LG