Ndërlidhjet

logo-print

Mali i Zi: Opozita e pengoi fjalimin e kryeministrit duke e ofenduar


Millo Gjukanoviq

Millo Gjukanoviq

Anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi nga partitë opozitare mbrëmë kanë brohoritur ofendime kundër kryeministrit, Millo Gjukanoviq, derisa ai e filloi fjalimin e tij.

Deputetët e partisë Fronti Demokratik u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorisin “Millo, vjedhës”.

Zoti Gjukanoviq u përgjigj duke thënë “ju lumtë juve, idiotë”.

Kjo senacë e parlamentit ishte e fokusuar se si të gjendet zgjidhje për përfshirjen e përfaqësuesve të opozitës në disa ministri.

Opozita e akuzon zotin Gjukanoviq për korrupsion.

Prej vitit 1991, Gjukanoviq e ka udhëhequr Malin e Zi, vend me 650 mijë banorë, duke qenë president apo kryeministër.

Mali i Zi praktikisht është pranuar në NATO, por kanë mbetur vetëm edhe çështjet formale, që ky vend me 650 mijë banorë, më vonë këtë vit ose vitin e ardhshëm, të bëhet anëtar me të drejta të plota në aleancën veriatlantike.

XS
SM
MD
LG