Ndërlidhjet

Hezbollah: Për vrajsen e komandantit të lartë fajësohen xhihadistët


Pamje e gazetarëve të Libanit duke raportuar për ngushëllimet për familjen e komandantit të vrarë të Hezbollahut Mustafa Bedreddine

Pamje e gazetarëve të Libanit duke raportuar për ngushëllimet për familjen e komandantit të vrarë të Hezbollahut Mustafa Bedreddine

Për vrasjen e njërit prej komandatëve të vet të lartë, lëvizja Hezbollah i ka fajësuar xhihadistët në Siri.

Ky grup shiit libanez sot ka njoftuar për vrasjen e njërit prej komandatëve të vet, Mustafa Badreddine, mbrëmë afër aeroportit të Damaskut në Siri.

Vrasja e këtij personi është goditja më e madhe për grupin militant, Hezbollah, prej vrasjes së liderit të krahut ushtarak të tij, Imad Mughniyeh, në vitin 2008, nga një sulm me bombë në Damask.

XS
SM
MD
LG