Ndërlidhjet

Boksieri rus Povetkin – pozitiv në testin e drogës


Ilustrim
Ilustrim

Boksieri rus, Alexandr Povetkin, nuk e ka kaluar testin e drogës para takimit të tij për titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë, kundër kampionit aktual, Deonaty Wilder, ka njoftuar mbrëmë përfaqësuesi i ekipit të Povetkinit, Andrei Ryabinsky.

Ai theksoi se boksieri Povetkin doli pozitiv në testin për meldonium, që është e njejta substancë e gjetur në mostrën e tenistes ruse, Maria Sharapova, para turneut Australian Open.

“Ne jemi në kontakt me Këshillin Botëror të Boksit dhe ata do të marrin vendim nëse takimi” Wilder – Povetkindo të mbahet apo jo, tha Ryabinsky.

Mëtutje, ai ka pranuar se Povetkin ka marrë meldonium vitin e kaluar, por e ka ndalur marrjen e tij para se ky element të ndalohej nga autoritetet sportive dhe mjekësore prej 1 janarit të këtij viti, dhe sipas tij, “kanë mbetur vetëm gjurmët e meldoniumit në koncentrim shumë të ulët”, që janë gjetur në mostrën e gjakut të tij.

XS
SM
MD
LG