Ndërlidhjet

PK: Protestë e qetë dhe pa incidente


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se në protestën e organizuar sot në Prishtinë, nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Në protestë, sipas Policisë së Kosovës, kanë marrë pjesë rreth 5.000 protestues.

Institucioni i Policisë e Kosovës, thuhet në njoftim se, “e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”.

XS
SM
MD
LG