Ndërlidhjet

Mustafa: Më mirë të kremtoheshin fitoret e mëdha të Kosovës


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se protesta e sotme e organizuar nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, është shprehje e mendimit të njerëzve, të qytetarëve dhe opozitës.

“Më së miri ka qenë që sot në Prishtinë të kremtohen fitoret shumë të mëdha që i ka arritur Kosova gjatë këtij muaji, duke përfshirë rekomandimin për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UEFA dhe FIFA dhe proceset e tjera”, ka thënë kryeministri Mustafa, njoftoi Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket kërkesës së liderëve të partive opozitare për dorëheqje të qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se ajo do ta çoj mandatin deri në vitin 2018.

“Ne do të çojmë mandatin deri në fund, sepse është një qeveri e cila po tregon suksese shumë të mëdha në proceset e integrimeve euroatlantike, të thellimit të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të reformave strukturore e ekonomike.

XS
SM
MD
LG