Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – pesë ushtarë të vrarë


Pjesëtarë të ushtrisë së Irakut gjatë një operacioni në Amirijat Falluxha

Pjesëtarë të ushtrisë së Irakut gjatë një operacioni në Amirijat Falluxha

Nga disa sulme vetëvrasëse kundër një kompleksi qeveritar jashtë kryeqytetit Bagdad në Irak, janë vrarë së paku pesë ushtarë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Sipas zyrtarëve policorë, sulmi ka ndodhur sot në mëngjes.

Qyteti Amirijat Falluxha, ku ka nodhur sulmi, gjendet në provincën perëndimore Anbar, dhe është i vendosur disa kilometra në jug të qytetit Falluxha, që është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik. Falluxha është më se 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad.

Forcat irakiane kanë bërë progres të qëndrueshëm në provincën Anbar këtë vit, duke e marrë kontrollin e plotë në qytetin tjetër të kësaj province, Ramadi, dhe në disa pjesë të tjera të provincës, nga grupi ekstremsit, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG