Ndërlidhjet

logo-print

Pas fitores në Evrovizion, Jamala kërkon paqe dhe dashuri për çdokend


Jamala - fituese e garës për këngën më të mirë në Evrovizion

Jamala - fituese e garës për këngën më të mirë në Evrovizion

Përfaqësuesja e Ukrainës, Jamala, ka fituar në garën për këgën më të mirë Evrovizioni, që është ngjarja më e madhe televizive evropiane.

Këngëtarja Jamala, tartare nga Krimeja, 32 vjeçare, sot herët në mëngjes, është shpallur fituese pasi mori numrin më të madh të votave nga juritë dhe shikuesit televiziv në gjithë Evropën.

Australia u plasua në vendin e dytë, ndërsa Rusia doli e treta, në garën që u zhvillua në Stokholm të Suedisë.

Këtë shou, ku merrin pjesë 26 finalistë, vlerësohet se e kanë shikuar afro 200 milionë njerëz në Evropë, Kinë, Australi, Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara.

Duke e marrë çmimin, Jamala tha se ajo dëshiron “paqe dhe dashuri për çdokend”.

Presidenti i Ukrianës, Petro Poroshenko, e përshëndeti paraqitjen e Jamalës duke thënë se ishte “një fitore e pabesueshme”.

Rrjedhimisht, gara e vitit të ardhshëm e Evrovizionit për këngën më të mirë, do të mbahet në Ukrainë.

Ukraina ishte fituese e Evrovizionit edhe në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG