Ndërlidhjet

Kina shprehet shumë e pakënaqur me raportin amerikan


Pjesëtarë të ushtrisë kineze gjatë paradës ushtarake të vitit të kaluar në kryeqytetin Pekin
Pjesëtarë të ushtrisë kineze gjatë paradës ushtarake të vitit të kaluar në kryeqytetin Pekin

Kina ka shprehur “pakënaqësi të fuqishme” ndaj raportit të Shteteve të Bashkuara për ushtrinë kineze, duke vlerësuar se qëllimisht i shtrembëron faktet dhe paraqet “dëmtim të rëndë për besimin reciprok”.

Në raportin vjetor të paraqitur dje në Kongres për aktivitetet ushtarake të Kinës, Departamenti amerikan i mbrojtjes e ka akuzuar Kinën për “përpjekje në rritje për avancimin e sovranitetin kombëtar dhe pretendimeve territoriale” në ujërat e kontestuara në Detin Jugor Kinez.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Kinës, Yang Yujun, tha sot se raporti e “ekzagjeron” kërcënimin ushtarak kinez.

“Kina e ndjek politikën e mbrojtjes kombëtare, që është e karakterit defensiv”, tha Yujun, dhe ka shtuar se forcimi dhe reformimi i ushtrisë kineze synon mbajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara “shpeshherë dërgojnë aeroplanë ushtarakë dhe luftanije në Detin Jugor Kinez për të treguar forcë”.

XS
SM
MD
LG