Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Luftë e forcave qeveritare dhe militantëve të IS-it për një spital


Pamje nga luftimet e mëparshme në qytetin Deir al-Zour në Siri

Pamje nga luftimet e mëparshme në qytetin Deir al-Zour në Siri

Aktivistët sirianë thonë se militantët e Shtetit Islamik (IS) për një kohë të shkurtër e kanë marrë kontrollin ndaj një spitali në qytetin lindor, Deir al-Zour.

Sulmi i militantëve, që filloi sot në mëngjes, ishte i fokusuar në spitalin Assad në këtë qytet.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e aktivistëve brenda në Siri, raportoi se 35 luftëtarë të qeverisë janë vrarë ndërsa disa anëtarë të personelit spitalor janë rrëmbyer.

Janë vrarë edhe së paku 24 luftëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Forcat qeveritare e rimorën kontrollin në këtë spital pas disa orëve të luftimeve të ashpra, por fati i personave të rrëmbyer mbetet i paqartë.

XS
SM
MD
LG